Gjatë dy ditëve të fundit është rikthyer në diskutim çështja hetimore në rastin e vrasjes së të riut Agonis Tetaj.
Babai i viktimës publikoi dje një video-incizim të cilën e ka dërguar tek autoritetet përkatëse ku shihet moment kur i dyshuari Shaban Gogaj gjuan me armë në drejtim të tij dhe e godet në pjesën e kokës ku si pasojë e plagëve të marra ndërron jetë Agonis Tetaj.
Nga publikimi i asaj video dhe reagimeve të shumta u morë vendim që të përjashtohet nga hetimi i rastit prokurori Agron Uka, i cili kishte kthyer rastin nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje pa paramendim”.
Pas vendimeve të fundit në kuadër të hetuesisë së këtij rasti, avokati mbrojtës i Shaban Gogajt, Besnik Berisha ka publikuar edhe një video tjetër disa moment para se të kryej akti në fjalë dhe reagimet e të dyshuarit pasi që e vrau Agonis Tetajn, shkruan lajmi.net.
Berisha madje tha se rasti tragjik ndodhi në ditën më të lumtur të jetë së 18 vjeçarit asokohe, pasi rasti në fjalë ndodhi në vitin 2018.
Postimi i plotë:
Pamje të reja sesi reagoi 18-vjeçari Shaban Gogaj pasi aksidentalisht privoi nga jeta shokun dhe kolegun e tij Agonis Tetaj
Jam kureshtar të di, nëse ekziston qoftë edhe një rast i vetëm, i shkruar, i dëgjuar, apo i dëshmuar, që i përgjigjet, qoftë për së afërmi, aksidentit tragjik të vrasjes së Agonis Tetaj e që provon se dorasi, menjëherë pas kryerjes së vrasjes të pretenduar “me dashje”, reagon kështu siç ka reaguar 18-vjeçari Shaban Gogaj, duke gulçuar, bërtitur, klithur, goditur kokën dhe veten me grushta, pasi kuptoi se miku i tij më i mirë u rrëzua në tokë i gjakosur.
Kujtojmë që ky aksident tragjik ndodhi në ditën më të lumtur të jetës së 18-vjeçarit Shaban Gogaj, në të cilën i njëjti mori konfirmimin dhe bekimin për fejesë nga prindi i të dashurës së tij.
Faktet nuk duan koment!!
Besnik Berisha.