Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka dhuruar gjak para pak minutash.
Ai ishte i shoqëruar me ministrin në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan TV Prizreni
Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.
Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!
Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa ditëve doli se ende kam mjaftueshëm antitrupa, prandaj sot dhurova gjak me qëllim që të jap kontributin tim në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve, në kohën kur jo vetëm Kosova por i gjithë globi tani po përballet me një valë të re të përhapjes së infeksionit me virusin Corona.