Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka intensifikuar punën sa i përket kontrollit të ushqimit në stinën e verës.
Kështu zëdhënësi i këtij institucionit, Lamir Thaçi, i cili në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM ka thënë se kjo po bëhet për sigurinë e konsumatorëve.
“Punojmë çdo ditë pa marrë parasysh stinën, por planet dallon në dinamikë dhe fokusim. Sigurisht në sezonin e verës ushtrojmë më shumë kontrolle që kërkojnë kushte adekuate të ruajtjes në mënyrë që të mos vijnë deri të kontaminimi im produkteve”, është shprehur Thaçi.





