Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka gjetur dhe ka refuzuar për import një ngarkesë prej 26 tonelata mish të shkrirë.
Sipas një njoftimi të Agjencisë, kjo ngarekesë me mish gjedhi të shkrirë është gjetur sot, më 23.07.2024, nga Inspektorati Veterinar i AUV gjatë një kontrolli inspektues në pikën kufitare të kontrollit “Porti i Durrësit”.
“Për shkak se kjo bie në kundërshtim me kriteret ligjore të sigurisë se produktit, inspektori menjëherë ka vendosur për refuzim të importit. Sipas çertifikatës së ngarkesës dhe dekleracionit-etiketës së produktit, ai është dashur të ruhet në temperaturën nën -18 gradë. Në shikim të pajisjeve matëse të mjetit transportues, dhe matjeve plotësuese me pajisje të vetë inspektorit, ka rezultuar, se produkti nuk është ruajtur në përputhje me normat ligjore të përcaktuara për nivelet maksimale të temperaturave për produkte të ngrira. Po ashtu në shikim vizual vërehet se ngarkesa ka rrjedhje si shkak i mos funksionimit të duhur të pajisjes ftohëse” -bëhet e ditur nga kjo Agjenci.






