Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka dalë me një njoftim tjetër sa i përket brendit të produkteve Kinder, ku ka bërë të ditur se është marrë vendim për tërheqjen e tërësishme të këtyre produkteve.
“Sot pas marrjes se lajmërimit nga RASFF sistemi për dyshim në konatminim të mundshëm me bakterien salmonella të produkteve Kinder të prodhuesi Ferrero, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga distribuomi dhe shitja nga distributori ELKOS në tërë Republikën e Kosovës.. Në të njëjtën kohë të gjithë konsumatorët qe kanë blerë ketë lloje të produkteve t’i kthejnë në pikat blerëse dhe mos ti konsumojnë ato. Për të hequr dyshimet për të gjitha lotet e ndryshme të cilat mund të jenë prezentë në tregun e brendshëm, AUV pas marrjes se njoftimit sot ne mesditë nga RASFF vendos tërheqjen e tërësishme të produkteve KINDER”, thuhet në njoftimin e AUV-it.





