LAJME

Autoritetet e Kosovës asgjësojnë 19 mijë e 200 kilogramë mish pule të ardhur nga Polonia

Autoritetet e Kosovës asgjësojnë 19 mijë e 200 kilogramë mish pule të ardhur nga Polonia
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Dhjetor 2025, 20:06

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka asgjësuar 19 mijë e 200 kilogramë mish pule pas konstatimit të pranisë së bakterit Salmonella spp.

AUV ka deklaruar se kontrolli nga inspektorët ishte kryer me kërkesë të kompanisë “Apetit” në një ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia, ku dhe është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka theksuar se vazhdon të monitorojë situatën me vëmendje të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika