Policia e Kosovës ka sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme. Në komunikatën e PK-së, janë publikuar automjete ushtarake, armatim, municion e mjete të tjera që ishin destinuar për t’u përdorur gjatë sulmit në Basnjkë të Zveçanit.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se në veri është kapur armatim, e pajisje logjistike për qindra individë.








