- Reklama -

Autobusi nga Kosova përfshihet në një aksident në Gjermani, kompania jep detaje

Një autobus nga Kosova i cili ishte duke shkuar në Gjermani është përfshirë në një aksident trafiku në autostradën A8 pranë Irschenbergut.

Aksidenti u konfirmua nga kompania “Dubova Reisen”, autobusi i të cilës u përfshi në aksident, mëngjesin e kësaj të mërkure më 20.08.2025. Në autobus ishin rreth 40 udhëtarë nga Kosova.

- Reklama -

“Autobusi ka qenë me udhëtarë prej Kosovës, një automjet me targa gjermane e ka goditë autobusin nga ana e majtë duke bërë që shoferi i autobusit ta humbas drejtimin dhe e ka goditur pastaj kamionin”- thanë nga “Dubova Reisen.”

Nga xhamat e thyer, pësuan tre udhëtarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Për fat të mirë, vetëm tre pasagjerë janë me lëndime të lehta për shkak të xhamave që janë thyer, janë në trajtim dhe në ora 11:00 është paraparë lirimi i tyre nga spitali. Të tjerët janë të gjithë mirë, edhe shoferi edhe pjesa e stafit janë mirë”- njoftoi kompania për KALLXO.com.

Për këtë aksident, kanë raportuar edhe mediat gjermane, teksa sipas BILD “në vendngjarje u angazhua edhe një helikopter i shpëtimit, teksa të lënduarit lehtë u trajtuan në objektin e zjarrfikësve në Irschenberg.”

Sipas mediave gjermane, trafiku në këtë pjesë të autostradës ishte bllokuar për disa orë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Si ndodhi e gjithë ngjarja natën kritike kur u vra Hekuran Shala

Më datë 10 Gusht 2025, rreth orës 20:30 min,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort