Një autobusë me 40 pelegrinë nga Serbia kanë hyrë sot në Kosovë rreth orëve të mesditës nga kufiri i Jarinjës, mirëpo të njëjtit pasi kanë arritur deri në qytetin e Mitrovicës janë kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës.
Sipas burimeve të Telegrafit, Policia e Kosovës i ka kthyer mbrapsht pasi fillimisht është menduar se destinacion kanë vetëm Mitrovicën, por më pas është kuptuar se në agjendën e tyre kishin për destinacion Prizrenin, Mushtishtin, Deçanin, etj.
“Një autobus me rreth 40 pelegrinë janë lejuar të hynë në Kosovë rreth mesditës nga kufiri i Jarinjes… Më pastaj kur kanë arritur në Mitrovicë, policia i ka kthyer sërish mbrapsht, sepse kanë menduar që ata kanë destinacion vetëm Mitrovicën. Ndërkohë, që në agjendën e tyre paska qenë Prizreni, Mushtishti, Deçani”, kanë bërë të ditura burimet e Telegrafit.
Ndryshe, një javë më parë dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në kufirin e Jarinjes.