TEKNOLOGJI

Autizmi mund të diagnostikohet më herët nga Inteligjenca Artificiale

Autizmi mund të diagnostikohet më herët nga Inteligjenca Artificiale
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2023, 10:14

Zbuloni lidhjet mes zonave të trurit, sjell rezultate më pozitive në përmirësimin e fëmijëve.

Inteligjenca Artificiale mund të aplikohet për të diagnostikuar më herët autizmin. Aktualisht është kryer një punë kërkimore në këtë fushë dhe ka arritur të jete e ekstremisht e saktë në 98.5% të rasteve tek fëmijë nga 24-48 muajsh.

Ekspertët kanë zhviluar një sisitem IA me konceptim të ri, duke analizuar imazhet me rezonanca magnetike cerebrale dhe të arrijë të përftojë imazhe 3D duke u bazuar në analizat e lëvizjes së molekulave të ujit të pranishme në zonën cerebrale. Sipas autorëve të studimit kjo shërben për të vrojtuar sesa të lidhura janë më njëra-tjetrën zona të ndryshme të trurit.

Autizmi, është kryesisht një sëmundje e lidhjeve të gabuara në brendësi te trurit. Qelllimi i aplikimit të IA në identifikimin e autizmit edhe në format me te lehta, është diagnostikimi më i hershëm të fëmijët, në mënyrë që edhe terapitë të kenë rezultate më premtuese e pozitive, përfshirë këtu përmirësimin e pavarësisë tek këta fëmijë dhe arritjen e koefiçentit të inteligjencës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika