Me rreth 67 mijë punonjës, kryeqyteti i Vjenës është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Austri.
Vjena tash është në kërkim të punonjësve të rinj dhe mundësitë e punësimit janë prezantuar të martën nën moton “Ne punojmë në Vjenë”. Qyteti u prezantua si një punëdhënës modern dhe i orientuar drejt së ardhmes në panairin e parë të madh të punësimit, shkruan Die Presse.
Arritjet e reja në fushën e mbrojtjes së klimës dhe teknologjisë, zhvillimi i popullsisë dhe dalja në pension hapin vendetë reja pune. Deri në vitin 2030, ka nevojë të veçantë për punëtorë në profesionet teknike, si dhe në fushën e mbrojtjes së klimës dhe burimeve të rinovueshme të energjisë, si dhe të punës sociale dhe arsimit.





