LAJME

Austria e Sllovenia vendosin flamuj izraelitë në ndërtesa zyrtare

Austria e Sllovenia vendosin flamuj izraelitë në ndërtesa zyrtare
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Maj 2021, 14:42

Austria dhe Sllovenia kanë vendosuj flamuj të Izraelit krah flamujve të tyre shtetërorë dhe flamujve të BE-së në shenjë solidarizimi me Izraelin pas sulmeve me raketa nga militantët në Gaza.

“I dënoj me vendosmërinë më të lartë sulmet kundër Izraelit në Rripin e Gazës. Izraeli ka të drejtë që ta mbrojë veten nga këto sulme.

Për të shfaqur solidaritet, ne e kemi ngritur flamurin izraelit”, shkroi kancelari austriak, Sebastian Kurz, në rrjetet sociale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika