- Reklama -

Austria do t’ia dhurojë Ballkanit Perëndimor 651.000 vaksina Pfizer

Austria tha të martën se po planifikon të ndajë 651.000 doza të vaksinës së kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e një skeme të Bashkimit Evropian për t’u ofruar asistencë vendeve fqinje dhe Afrikës.

Këto vaksina pritet të vijnë më së largu në muajin gusht.Komisioni Evropian e vuri në pah planin për mekanizmin e ndarjes së vaksinave në janar të këtij viti. Austria tha se do të shërbejë si koordinatore e këtij mekanizmi për Ballkanin Perëndimor dhe se dërgesa e parë e dozave mund të pasohet nga dërgesa të tjera, shkruan Reuters.
Serbia e ka një prej shkallëve më të larta të vaksinimit në Evropë, por katër shtetet tjera që s’janë anëtare të BE-së nga ish-Jugosllavia dhe Shqipëria kanë pasur më pak sukses në këtë drejtim. Në Bosnjë, mungesa e vaksinave ka çuar në protesta.

- Reklama -

“Me këtë nismë po tregojmë se nuk po e lëmë prapa këtë rajon”, tha ministri austriak i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg. Vendi i tij ka raporte të ngushta me vendet e Ballkanit Perëndimor.Ministria e Jashtme e këtij shteti tha se autoritetet austriake i kanë negociuar marrëveshjet mes kompanive “Pfizer” e “BioNTech” dhe shteteve pranuese. Austria do të ofrojë financim ndërmjetësues prej 11 milionë eurosh, ndonëse dozat do të paguhen nga fondet e BE-së për vendet kandidate për anëtarësim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort