Zyra Kombëtare e Auditorit ka gjetur mangësi në procesin e rekrutimit të stafit në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren, pasi nuk ka pasur rishpallje të konkursit në rastet ku nuk ka pasur tre kandidatë.
“Në dy raste (në drejtorin e Arsimit për mësimdhënëse të Pianos dhe të Harmonikës në shkollën “Lorenc Antoni”) procedura e rekrutimit nuk ishte anuluar përkundër faktit që për pozitat e caktuara kishte vetëm nga një kandidat që kishte aplikuar në këto pozita”, thuhet në raportin e Auditimit për Komunën e Prizrenit për vitin 2020,raporton GazetaePrizrenit.





