LAJME

Atletët prizrenas shkëlqejnë në kampionatin individual të Kosovës të juniorëve, fitojnë 19 vende nderi

Atletët prizrenas shkëlqejnë në kampionatin individual të Kosovës të juniorëve, fitojnë 19 vende nderi
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Qershor 2024, 09:14

Për dy ditë me rradhë më 8 dhe 9.6.2024, në stadiumin “Liman Gega” në Malishevë, nën organizimin e Federata Atletike të Kosovës u mbajt Kampionati Individual i Kosovës për juniorë dhe juniore.

Atletët dhe atletet e Klubit të Atletikës “Prizreni” i fituan 19 vende nderi: Tetë vende të para, gjashtë vende të dyta dhe pesë vende të treta.

Emine Jenuzi U -20, 200m e para, 400 m. e para, Merve Spahi U -18, 1500 m. e para, 3000 m. e para, Bardh Telaku U -18 200 m i pari, 100 m. i dyti, Altrin Krasniqi U – 18, 100 m i treti, 200 m. i treti, 400 m i dyti, Amir Haliti U – 20, 200 m i dyti, 400 m i treti, Orgeta Kryeziu U – 20, shtizë e para, trehapësh e para, Ajshe Osi U – 18, 200 e treta, Lis Myrtezani U – 18, 1500 m i treti, Anisa Hoxha U-18 shtize e dyta U – 20, 4×100 m femrat vendi dytë, Klubi U – 20 4×100 m meshkujt vendi i parë.

Klubi U – 20, 4×400 meshkujt vendi i dytë “Në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku , trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri , urime dhe suksese në garat e rradhës!”, thuhet në urimin e drejtuesve të klubit prizrenas për atletët e tyre të cilët premtojnë shumë për të ardhmen.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika