Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit ndaj të cilëve Zyra për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative u ka shqiptuar gjoba fikse për shkelje të legjislacionit tatimor, se e kanë mundësinë që të përfitojnë zbritje nga pagesa e tërësishme e shumës së gjobës.
Sipas ATK’së, nëse tatimpaguesi paguan gjobën e shqiptuar brenda afatit prej pesëmbëdhjetë ditësh. tatimpaguesi lirohet nga pagesa e pesëdhjetë përqind të shumës së gjobës së shqiptuar dhe në këtë rast procedura e ankimimit suprimohet dhe rasti konsiderohet i mbyllur.





