EKONOMI

ATK: Të hyrat tatimore arrijnë shifrën 623.6 milionë euro

ATK: Të hyrat tatimore arrijnë shifrën 623.6 milionë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2022, 13:49

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se të hyrat tatimore arrijnë shifrën 623.6 milionë euro.

Sipas ATK-së, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje për 111.1 milionë euro apo 21.7 për qind, njofton Klan Kosova.

“Trendi rritës i të hyrave vazhdon ta dominoi inkasimin edhe për periudhën janar-tetor 2022, ku përtej planit jemi për 12.9 milionë euro apo 2.1 për qind. Përderisa, vlera totale e inkasimit shkon në 623.6 milionë euro tatime. Ndërsa, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 111.1 milionë euro apo 21.7 për qind”.

“Performanca e të hyrave vazhdon të jetë jashtëzakonisht e lartë, pavarësisht rishikimit të bërë të planit deri në fund vitit. Po ashtu, vlen të theksohet se kjo rritje ka ndodh pa pasur ndryshim të normave tatimore”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika