Administrata Tatimore e Kosovës përmes konferencës për media sot ka prezantuar rezultatet dhe të arriturat për gjashtë muajt e parë të vitit 2024. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, gjatë kësaj konference theksoi treguesit kryesorë të mbledhjes së të ardhurave, efikasitetin e shërbimeve dhe progresin në përmbushjen e objektivave strategjike.
Drejtori Murtezaj tha se ATK-ja ka arritur rezultate mbresëlënëse në mbledhjen e të hyrave gjatë periudhës janar-qershor 2024, duke theksuar se të hyrat e mbledhura kanë tejkaluar pritshmëritë, duke arritur në 473.3 milionë euro, që tregon rritje prej 50.1 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në komunikatën e ATK-së thuhet se ky sukses i atribuohet përmirësimit të proceseve të mbledhjes dhe angazhimit të shtuar të tatimpaguesve në përmbushjen e obligimeve të tyre.
“Gjatë kësaj periudhe, ATK-ja ka zbatuar 15,442 aktivitete intensive për parandalimin e evazionit tatimor dhe edukimit tatimor. Këto aktivitete kanë ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të obligimeve tatimore, duke kontribuar në përmirësimin e pajtueshmërisë dhe uljen e evazionit fiskal. Këto aktivitete kanë rezultuar me 1.5 milionë euro gjoba, 43.8 milionë euro tatim shtesë, 9.8 milionë euro janë konstatuar mungesë në stoqe, si dhe 3,809 punëtor janë formalizuar si të punësuar.






