Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se nga inspektimet qa janë bërë bizneseve në teren nga muaji janar deri në shtator të këtij viti, janë identifikuar dhe formalizuar dy mijë e 756 punëtorë të pa regjistruar.
Për këtë shifër, administrata i ka dhënë merita edhe qeverisë, duke imponuar regjistrimin e punëtorëve, përmes pakove për ringjallje ekonomike.
“Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës është e orientuar në formalizmin e këtij sektori, përmes vendimeve të ndryshme, si dhe përmes Pakos për Ringjallje Ekonomike, konkretisht përmes masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të cilat janë input shumë i rëndësishme në deklarimin e punëtorëve, por edhe rritjes së sensibilizimit të punëtorëve për të kërkuar që të deklarohen nga ana e punëdhënësit”, ka shkruar ATK në Facebook.
“Njëherit, ATK inkurajon të gjithë punëdhënësit dhe punëtorët që të aplikojnë për të përfituar nga masat 1.1, 1.2 dhe 1.3 sepse duke deklaruar punëtorët, ju ndihmoni direkt në uljen e informalitetit në këtë sektor”.