Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ua rikujton të gjithë personave të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër unik identifikues / Numër fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë tatimin në burim dhe kontributet pensionale për punëtorët e tyre. Po ashtu, ATK-ja ua rikujton të gjithë personave që zhvillimin e veprimtarisë ekonomike ta kenë në harmoni me Kodin e Veprimtarive Ekonomike NACE Rev.2, si dhe të kenë të hapura llogaritë përkatëse tatimore.
Disa nga tatimpaguesit me veprimtaritë në vijim, nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK-ja u bën thirrje që të regjistrohen apo përditësojnë të dhënat e tyre sa më parë dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.





