- Reklama -

Asociacioni i Komunave të Kosovës: Projektligji për pagat, degradues dhe nënçmues për pozitën e kryetarëve

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për pagat, duke thënë se është degradues për pozitën e kryetarit.

Sipas AKK-së, paga e kryetarëve të komunave të Kosovës është nënçmuese.

- Reklama -

“Në asnjë mënyrë postulati i reklamuar nga Qeveria [e Kosovës] që për punë të njëjtë të jetë paga e njëjtë nuk vlen në këtë rast dhe jo vetëm. Përjashtim kryetarin e Kryeqytetit, paga e kryetarëve të komunave të Kosovës është nënçmuese edhe për mënyrën e zgjedhjes edhe për përgjegjësitë që ka kryetari i Komunës”, thuhet në reagimin e AKK-së.

Ata theksojnë se kryetari i komunës përgjegjësitë i ka tejet të mëdha.

“Kryetari i komunës sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, përgjegjësitë i ka tejet të mëdha, përveç që zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, kryetari i komunës ndër të tjera përfaqëson komunën dhe ka përgjegjësi direkte ndaj qytetarëve të saj; udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të komunës; ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit të komunës apo komiteteve të tij”, theksojnë ata.

“Ndërsa, në anën tjetër, një zëvendësministër ndihmon ministrin dhe është pjesë e hierarkisë administrative, zëvendëson ministrin në rastet e mungesës së tij të përkohshme apo për përgjegjësitë e deleguara shprehimisht nga ministri. Po ashtu, me këtë Projektligj shihe qartë që emërimi politik i një zëvendësministri bëhet më i rëndësishëm dhe më i çmuar se një kryetar komune i zgjedhur me zgjedhje të drejtpërdrejta nga qytetarët”, vijon reagimi.

Në fund, AKK-ja thotë se niveli i pagave në Projektligj nuk reflekton me pozicionin që ka një kryetar komune.

“Këto përgjegjësi nuk reflektojnë nivelin e pozicionimit të një kryetari komune në draftligjin e pagave. AKK-ja do të angazhohet më gjithë kapacitetin e vet që këto ndryshime të reflektohen në Projektligjin për paga në sektorin publik në takimet me komisionet parlamentare”, përfundon reagimi i AKK-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Aksident mes dy veturave në Prizren, tre persona mbesin të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort