Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk e ka pranuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim nga Komuna e Mitrovicës së veriut, ka konfirmuar drejtori i këtij institucioni, Sazan Ibrahimi.
Ai ka sqaruar se përveç kërkesën fillestare, pas miratimit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut, ende nuk kanë pranuar asnjë njoftim se ajo është shqyrtuar nga Ministria.
Ibrahimi shton se në bazë të ligjeve në fuqi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal duhet që ta ligjshmërinë e vendimit e më pas Komuna ta përcjell atë për Asociacion.
Ai është i bindur se Ministria do të marrë vendim pozitiv, dhe se më pas Bordi dhe Kuvendi i Asociacionit do ta shqyrtojnë kërkesën për anëtarësim.
“Neve kemi kuptuar që Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut e ka marrë vendimin, ku ka shpallur gatishmërinë për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës, mirëpo rregullat janë që çdo vendim i Kuvendit Komunal duhet të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për shqyrtim të ligjshmërisë. Tash nuk e di se çka ka ndodhur në këtë relacion dhe neve jemi të hapur po as ta pranojmë këtë kërkesën zyrtare të cilën ai ka dhënë dritën e gjelbër edhe Ministria, Bordi i Asociacionit do e shqyrtojë kërkesën, pastaj Kuvendi do të marrë vendim sa i përket kësaj çështje, d.m.th zyrtarisht ende kemi pranuar një kërkesë nga Mitrovica e veriut, përveç kërkesën fillestare ku ka treguar gatishmërinë për anëtarësim në Asociacion dhe neve po atë ditë ai kemi dhënë përgjigjen se çfarë hapa duhet ndjekur Komuna e Mitrovicës në mënyrë që të anëtarësohet”, ka thënë Ibrahimi.
Ai ka shtuar se pret përgjigje pozitive nga Ministria, pasi siç tha ai, procedurat janë respektuar plotësisht.
“Mirëpo këto janë rregullat ligjore dhe tani po as ta kthejë MAPL-në te Komuna po shpresoj që ata do e dërgojnë kërkesën te ne dhe pastaj Bordi dhe Kuvendi do ta shqyrtojë atë”, është shprehur ai.
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut me 30 qershor ka votuar për bashkim në Asociacionin e Komunave të Kosovës./eo