LAJME

Asociacioni i komunave dorëzon padinë kundër MASHT-it dhe MSh-së

Asociacioni i komunave dorëzon padinë kundër MASHT-it dhe MSh-së
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Gusht 2022, 11:35

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dorëzuar padi kundër Ministrisë së Arsimit dhe atë të Shëndetësisë.

Drejtori ekzekutiv i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi tha se vlera e dëmit të vlerësimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës tejkalon shumë e 35 milionë eurove.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar sot Komunat e Republikës së Kosovës do të deponojnë padinë sa i përketë çështjes së kontratave kolektive ndaj MASHT-it dhe MSh-së, ku vlera e dëmit të vlerësimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës tejkalon shumë e 35 milionë eurove”, tha ai.

Ibrahimi u shpreh se synimi kryesor i komunave është që këto mjete financiare të shkojnë në të mirën e qytetarëve.

“Synimi kryesor i komunave është që këto mjete financiare të kthehen në buxhetet komunale në mënyrë që këto mjete të gjejnë zbatim në shumë projekte kapitale të cilat shkojnë në të mirën e qytetarëve. Do të thotë sot komunat do të dorëzojnë padinë ndaj këtyre dy ministrive”, u shpreh ai.

Tutje, ai u shpreh se në bazë të informatave që ata kanë deri në këto momente, janë mbi 26 komuna të cilat sot do të dorëzojnë padi, sepse siç u shpreh ai ka mundësi që komunat edhe më vonë të dorëzojnë padi në bazë të vlerësimeve që i bëjnë ato.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika