LAJME

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: E rrezikshme thirrja e Albin Kurtit për hetimin e Exit Poll-eve në media

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: E rrezikshme thirrja e Albin Kurtit për hetimin e Exit Poll-eve në media
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2025, 16:20

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e sheh me shqetësim deklaratën publike të kryetarit të Vetëvendoejs, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për hetim nga ana e “organeve të drejtësisë dhe sigurisë”, pas publikimit të exit polleve nga tri televizione, për zgjedhjet lokale.

“Mediat në Kosovë kanë respektuar Ligjin për Zgjedhjet dhe rregulloren e KPM-së, dhe nuk kanë postuar asnjë Exit Poll, para orës 19:00, deri në momentin kur janë mbyllur qendrat e votimit. Rrjedhimisht, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në procesin zgjedhor nga ana e mediave”, thekson AGK.

AGK-ja i vlerëson si shumë të rrezikshme thirrjet e Kurtit për hetime pas publikimit të këtyre Exit Polleve, pasi që ato përbëjnë sulm të hapur ndaj lirisë së medias.

Sipas AGK-së, Exit Pollet kanë histori të gabimeve edhe në shumë vende të tjera demokratike, duke përfshirë SHBA-të në vitin 2016.

AGK-ja e fton Kurtin dhe partinë e tij që “të mos ndërhyjë dhe të mos bëjnë presion ndaj mediave gjatë punës së tyre për mbulimin e zgjedhjeve”.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika