Në tri nga katër qendra votimi në Zubin-Potok, s’ka votuar asnjë qytetarë. Gazetari i KOHËS, Ardit Kika, njoftoi nga kjo komunë se në këta kontejnerë kanë të drejtë vote gjithsej 6.661 votues, ndërsa nuk ka shkuar asnjë për të marrë pjesë.
Dalje të votuesve ka pasur vetëm në vendvotimin në Shkollën Fillore “Osman Rama”.





