LAJME

Asnjë rast i ri me COVID-19 të dielën në Kosovë

Asnjë rast i ri me COVID-19 të dielën në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2022, 14:20

Asnjë rast i ri pozitiv me COVID-19 nuk është shënuar të dielën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 469 testime, ndërsa shifra 0 është shënuar edhe sa i përket rasteve të vdekjes nga ky virus.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 28 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 225.134.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me koronavirus ka rënë në 75.

Ka disa muaj që Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të ri të infektimit me COVID-19, ndërsa më 23 maj është shënuar një i infektuar, shifra minimale deri tani pas disa kohësh me raste më të shumta infektimesh.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika