LAJME

“Asnjë cent më shumë” – sot protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës

“Asnjë cent më shumë” – sot protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Prill 2025, 10:00

Iniciativa ‘Asnjë cent më shumë’ ka thirrur sërish protestë për sot në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Protesta mbahet për të kundërshtuar vendimin e fundit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë mbi propozimin për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, duke kundërshtuar paralajmërimin për një rritje prej 15% të çmimit të rrymës nga ZRrE.

“Rritja e çmimit të energjisë nuk prek vetëm faturën, por edhe bukën, vajin, qumështin – çdo aspekt të jetës sonë të përditshme”, thuhet në njoftimin e grupit organizues në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika