Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të importit për tremujorin e tretë 2020, ku theksohet se indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 0.3%, në tremujorin e tretë, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti.
ASK: Rriten çmimet e produkteve të importuara

Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te lëkura dhe artikujt e saj 6.1%, mjetet e transportit 3.5%, produktet minerale 1.9%, instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 1.9%, këpucët 1.5%, metalet bazë dhe artikujt e tyre 1.4%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1.2%, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 0.7%, dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar 0.7%.
“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (-9.0%); tekstili dhe artikujt e tij (-3.1%); letrat dhe artikujt e saj (-2.4%); vajrat ushqyese (-2.1%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.1%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (-0.6%); produktet e industrive kimike (-0.4%); dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (-0.2%). Ndërkaq, krahasuar TM3 2020 me TM3 2019, çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej (-2.3%). Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-17.7%); tekstili dhe artikujt e tij (-14.1%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (-2.9%); letra dhe artikujt e saj (-0.4%); produktet e industrive kimike (-0.2%); si dhe shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (-0.1%). Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: mjetet e transportit (5.3 %); lëkura dhe artikujt e saj (5.0%); këpucët (4.9%); produktet bimore (4.0%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (2.2%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (1.7%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.5%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (1.4%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0.7%); si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar 0.5%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Maqedonci takon Haluk Bayraktar, thekson miqësinë Kosovë–Turqi para ndeshjes në “Fadil Vokrri”

Ligjëratë vetëdijësuese për dhunën në familje mbahet në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

