- Reklama -

ASK: Në Kosovë ka rënie të natalitetit për 15% nga muaji janar

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar numrin e lindjeve, vdekjeve, kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve për muajin shkurt.

Sipas ASK-së ka rënie prej 15% në natalitet që nga muaji janar.

- Reklama -

“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin Shkurt janë regjistruar 1804 Lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 947 dhe femra 857 Krahasuar me muajin Janar 2023 kemi rënie të numrit të lindjeve për (-15%)”, thuhet në publikimin e ASK-së

Rënie për 9% në krahasim me muajin janar ka edhe në numrin e personave të vdekur.

Sa i përket kurorëzimeve ka rënie prej 34% në numrin e çifteve të kurorëzuara, raporton EO.

“Kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin Shkurt janë 1317 raste, krahasuar me muajin Janar kemi rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-34%).”, konstatoi ASK.

Ndërsa për 22% ka rënie edhe në numrin e çifteve të shkurorëzuara.

“Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Shkurt janë 122 raste, krahasuar me muajin Janar kemi rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (-22%).”, tha ASK.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

Goditet nga vetura një këmbësor në Zhur       

Sonte, pak para orës 18:00, një 47 vjeçar është...

MI jep dy kontrata me negocim në vlerë rreth 1.5 milion euro për punë shtesë në rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Infrastukturës do të nënshkruajë sot dy kontrata...

Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort