Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2022 është shpenzuar në ushqim dhe banim në Kosovë.
Nga rezultatet e dala nga një publikim i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rezulton se totali i shpenzimeve për konsum në Kosovë në vitin 2022 ishte 2 milionë e 527 milion euro, shpenzimet në konsum për një ekonomi familjare ishin 8 mijë e 106 euro, ndërsa shpenzimet për kokë banori ishin 1 mijë e 903 euro.
“Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2022 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 55 % për ushqim dhe 14% për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për transport 7%, për veshmbathje 6%, për alkool dhe duhan, si dhe për mobiliet nga 3%, komunikim dhe rekreacion me nga 2% dhe nga 1% ishin shpenzimet për edukim dhe shpenzimet në hotele dhe restorante, ndërsa 2% bëjnë pjesë në grupin e shpenzimeve të tjera”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare për vitin 2022.







