- Reklama -

ASK: Mbi 78 mijë të rinj në Kosovë nuk janë në shkollë, në trajnime e as në punë

Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë  apo 1 milion e 74 mijë e 704 janë popullsi në moshë pune.

Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se shkalla e personave joaktiv në moshë pune vazhdon të mbetet mjaft e lartë, 57 për qind, transmeton KosovaPress.

- Reklama -

Në raportin e publikuar për Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për Tre Mujorin e Dytë të vitit 2024 (TM2 2024) nga ASK thuhet persona jo aktiv nga mosha 15 deri 64 vjeç, arrin 613 mijë e 29 qytetarë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023 sa ishin 700 mijë e 565.

Sfidë tjetër po ashtu sipas ASK-së është edhe një fakt tjetër, 78 mijë e 457 të rinj nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë.

Ndërkaq, të punësuar në këtë periudhë (TM2 2024) sipas ASK-së janë 412 mijë e 482, derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2023 kanë qenë 420 mijë e 150.

“Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë  (1 074 704) janë popullsi në moshë pune (85 960 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Persona aktivë ishin 461 mijë e 675 (8 862 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Persona joaktivë ishin 613 mijë e 29 (87 536 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Persona të punësuar ishin 412 mijë e 482 (7 mijë e 668 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Persona të papunësuar ishin 49 194 (1 193 më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak)”, thuhet në raportin e publikuar për Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për Tre Mujorin e Dytë të vitit 2024.

“Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë (57,0 %), mirëpo vërehet një rënie e përqindjes (-2,8%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet më tej në raport.

Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar 75 %, krahasuar me meshkujt 39,1%. / Kosovapress

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort