- Reklama -

ASK-ja thotë çmimet e konsumit janë rritur me 5.3% në krahasim me vitin e kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin nëntor 2025. Sipas ASK-së, çmimet e konsumit shkuan në 5,3% vjetore dhe 0,4% mujore.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,3% në muajin nëntor 2025, krahasuar me muajin nëntor 2024. Inflacioni mujor ishte 0,4% në muajin nëntor 2025”, njofton ASK.

- Reklama -

ASK njofton seindeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,3%  në muajin nëntor 2025, krahasuar me muajin nëntor 2024.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (18,1%); pemë (16,1%); energji elektrike (15,5%); bileta të fluturimeve (14,6%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (14,1%); kafe, çaj dhe kakao (14,0%); mish (13,7%); pushime të organizuara (13,5%); qumësht, djathë dhe vezë (10,5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (9,6%); shërbime ambulantore (8,9%); shërbime hoteliere (8,8%); pajisje terapeutike (8,4%); duhan (6,4%); kujdes personal (5,9%); vajra dhe yndyra (5,9%); prodhime ushqimore (5,8%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,3%); bukë dhe drithëra  (5,2%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (5,0%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4,5%); pije alkoolike (4,4%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4,2%); arsim (3,8%); gjëra personale (3,7%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); perime (3,3%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet  (3,0%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (2,9%); veshje (2,7%); dhe transport rrugor i udhëtarëve (1,4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 5,4 për qind në IHÇK”, njofton ASK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-0,8%); dhe blerje e automjeteve (-0,5%) për qind në IHÇK, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,1%) në IHÇK.

Nëntor 2025 / Tetor 2025   0,4 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,4%  në muajin nëntor 2025, krahasuar me muajin tetor 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (5,1%); qumësht, djathë dhe vezë (4,2%); perime (3,0%); energji elektrike (1,8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (1,6%); mish  (1,1%); kujdes personal (1,0%); kafe, çaj dhe kakao (1,0%); dhe blerje e automjeteve (0,6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,6 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: bileta të fluturimeve (-15,9%) dhe pushime të organizuara (-8,2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,2 për qind në IHÇK.

Norma mujore dhe vjetore e inflacionit në % të matura nga IHÇK

Image

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort