Pas caktimit të datës së regjistrimit të popullsisë nga Qeveria e Kosovës, Agjencia e Statistikave shprehet e gatshme të fillon përgatitjet për realizmin e këtij procesi.
Nga Enti i Statistikave njoftojnë se në mbledhjen e 99-të Qeveria e Kosovës, caktoi datën e regjistrimit të popullsisë sipas vendimit nr.28/99. Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovës, do të realizohet në periudhën kohore, nga data 1 shtator deri me 16 tetor 2023.
“Obligohet çdo banor i Republikës së Kosovës, që gjatë regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t’ia ofrojë të gjitha të dhënat e saktë për vete dhe për të afërmit e tij/saj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Agjencia e Statistikave tregojnë se do të fillojë të gjitha përgatitjet me qëllim realizimin e regjistrimit, në periudhën e lartcekur në këtë vendim.
Zyrtarët nga ASK-ja njoftojnë se tutje, në mbledhjen e 99-të, Qeveria e Republikës së Kosovës në vendimin nr. 09/99 propozoi 16 emrat e kandidatëve për anëtar të Komisionit Qendror të Regjistrimit, lista e të cilëve do t’i procedohet kuvendit për aprovim. KQR-ja është institucioni më i lartë për mbikëqyrjen e regjistrimit të Popullsisë.
“Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë është ndër projektet më të rëndësishme nacionale, që ofron të dhënat statistikore mbi indikatorët kryesor demografik dhe socio ekonomik të vendit”, thuhet në komunikatën e ASK-së.