Tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë, ka regjistruar deficit tregtar prej 16.1% në muajin qershor 2026, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 578,3 milionë euro krahasuar me deficitin prej 498,3 milionë euro në vitin 2025, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Eksporti mbulon importin 15.0%. ASK bën të ditur se eksporti i mallrave në muajin qershor 2026 kishte vlerën 102,0 milionë euro, ndërsa importi 680,3 milionë euro, është një rritje prej 26.9% për eksport dhe një rritje prej 17.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: 27.4% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 12.7% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 10.6% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 8.7% artikuj të ndryshëm të prodhuar, 7.1% produktet minerale, etj.
Në anën tjetër importet kryesohen nga produktet minerale, makineritë, mjetet e transportit, ushqimet dhe metalet bazë.
“Grupet kryesore të importit: 15.2% produktet minerale, 13.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 12.0% mjetet e transportit, 11.9% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 9.8% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.”- bën të ditur ASK.
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
Kosova rrit eksportin drejt BE-së, Gjermania mbetet partneri kryesor
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 32,5 milionë euro, ose rreth 31.9% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 17.7%.
Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 10.1%, Holanda 3.8%, Italia 3.1%, etj.
Importet e Kosovës nga BE-ja ishin mbi 304 milionë euro, kryesuar nga Gjermania, Italia dhe Polonia.
“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 304,9 milion euro, ose 44.8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 22.2%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania 13.3%, Italia 8.6%, Polonia 4.3%, etj.”- tregon ASK.
Tregtia e Kosovës me vendet e CEFTA-s shënon rritje
Të dhënat e ASK-së tregojnë se në muajin qershor 2026, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 44,0 milion euro, ose 43.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19.3%.
Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Maqedonia e Veriut 16.7%, Shqipëria 14.3%, Mali i zi 5.7%, Serbia 4.0%.
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin qershor 2026, sipas ASK-së arritën në 98,7 milion euro, ose 14,5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 19.3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut 5.4%, Shqipëria 4.8, Serbia 3.0%, etj.
Tregtia me vendet e tjera, eksportet kryesohen nga Zvicra, importet nga Kina
Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 25,5 milionë euro, ose 25.0%. Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra 10.0% dhe Turqia 5.4%.
Importet e Kosovës nga vendet e tjera arritën 276.7 milionë euro, Kina dhe Turqia partnerë kryesor.
“Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 276,7 milionë euro, ose 40.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina 15.1% dhe Turqia 11.6%.”- tregon ASK.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.