Me datë 25 janar është raportuar se dyshohet se një person është hedhur nga “Ura e Fshejt”.
Në kërkim të trupit të tij janë angazhuar edhe zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Por, tani e 17 ditë kërkimet kanë rezultuar pa sukses.
Sot për shkak të reshjeve dhe rritjes së nivelit të ujit në lumin Drin, kërkimet janë ndërprerë për herë të dytë.
Kështu për Klan Kosova tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj.
“Për shkak të përkeqësimit të kohës apo reshjeve atmosferike dhe rritja e nivelit të lumit Drin janë ndërprerë përkohësisht kërkimet deri në një njoftim tjetër”.