LAJME

Artan Abrashi: Zgjedhja e presidentit nga qytetarët është niveli më i lartë i demokracisë

Artan Abrashi: Zgjedhja e presidentit nga qytetarët është niveli më i lartë i demokracisë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2026, 19:24

Në Komisionin për Legjislacion janë trajtuar amendamentet kushtetuese që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar Kuvendit lidhur me zgjedhjen e presidentit direkt nga qytetarët.

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, gjatë një replike në Komision ka mbështetur idenë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët përmes ndryshimeve kushtetuese, duke theksuar se kjo është një iniciativë e vonuar prej vitesh.

Abrashi tha se debati për këtë çështje nuk duhet të paraqitet si nxitim procedural, pasi sipas tij Kosova tashmë është vonë në trajtimin e kësaj teme.

“Jemi 14 vite me vonesë, nuk jemi duke u ngutur, ne jemi vonë, 14 vite me vonesë është kjo punë”, deklaroi ai, duke shtuar se diskutimi në komision po zhvillohet në përputhje me rregullat dhe procedurat institucionale.

Në fjalën e tij, deputeti theksoi se qëllimi i ndryshimeve është demokratizimi i procesit të zgjedhjes së presidentit dhe largimi i ndikimit të interesave partiake në këtë proces.

“Çështja është kjo: a jemi pro që presidentin e Republikës së Kosovës ta zgjedhin qytetarët përmes amendamentimit të Kushtetutës apo jemi kundër dhe ta mbajmë peng zgjedhjen e presidentit tek interesat e partive politike”, u shpreh Abrashi.

Ai shtoi se zgjedhja e presidentit nga qytetarët përfaqëson një standard më të lartë demokratik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika