LAJME

Artan Abrashi, kundërshton idenë që refugjatët afganë të vendosen në ish kampin gjerman në Prizren

Artan Abrashi, kundërshton idenë që refugjatët afganë të vendosen në ish kampin gjerman në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Gusht 2021, 18:59

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se refugjatët afganë janë të mirëseardhur sikurse çdo kombësi e përndjekur, por ka thënë se vendosja e tyre në ish kampin e KFOR-it gjerman në Prizren, është ide e gabuar.

Ai ka kërkuar që të shqyrtohet ndonjë lokacion tjetër.

Postimi i plotë i Abrashit:

Refugjatët afganë janë të mirëseardhur sikurse çdo kombësi e përndjekur.

Por vendosja e tyre në ish kampin e KFORit gjerman në Prizren, siç përflitet, është ide e gabuar.

Ai vend tashmë është destinuar si Qendër e Inovacionit dhe Trajnimeve.

Më kryesorja, përqendrimi i një numri të madh të njerëzve aty nuk do të mundësoj kushte të mira për refugjatët.

Izolimi do të bëhej i pashmangshëm dhe kjo gjë nuk është humane.

Të shqyrtohet ndonjë lokacion tjetër.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika