LAJME

Artan Abrashi i bindur se Vjosa Osmani zgjidhet sonte presidente

Artan Abrashi i bindur se Vjosa Osmani zgjidhet sonte presidente
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2021, 19:33

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është shprehur se shumë shpejt pritet të fillojë seanca për votimin për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Sipas tij, kontaktet dhe bisedat edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë qenë të vazhdueshme.

“Ende normalisht vazhdojnë sepse e kemi obligim dhe përgjegjësi”, ka deklaruar ai, transmeton KlanKosova.tv.

“Kemi besim që sonte do të zgjidhet presidenti. Besoj që shumë shpejt deputetët do të mblidhen dhe tani veç presim. Ne kemi takuar të gjitha subjektet politike, jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me deputetët, përpos ftesës për reflektim, por kemi besim që sonte do të zgjidhet”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika