Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në seancën e Kuvendit ka thënë se reciprocitetin do ta zbatojnë por iu nevojitet kohë për ta zbatua, shkruan Gazeta Blic.“Për ta zbatuar reciprocitetin kemi nevojë të ju bëjmë ballë edhe barrierave sporadike edhe atyre sistemike të Serbisë. Pra neve na duhet kohë që ta zbatojmë të plotë reciprocitetin.
Arsyetohet Kurti: Na duhet kohë për ta zbatuar reciprocitetin
Nuk janë trajnaur zyrtarët e doganës që të zbatojnë reciprocitet, është e domosdoshme që ta bëjmë këtë.Në qeverinë tonë të kaluar nuk e kemi filluar reciprocitetin as në javën e parë as në muajin e parë. Reciprocitetin nuk e kemi si hakmarrje por si parim që derivon nga parimi i barazisë. Ne do ta zbatojmë reciprocitetin kur të jemi të përgatitur mirë për zbatimin e tij, dikujt mund të mos i pëlqejmë por ne do ta bëjmë”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se me drejtorin e ri të doganave doganierët do të trajnohen për zbatimin e reciprocitetit.
“Në vitin 2011 e patëm miratuar rezolutën në Kuvend për reciprocitet të plotë me Serbinë dhe ajo rezolutë u hodh poshtë nga qeveria e atëhershme kundër reciprocitetit, dihet me emër e mbiemër kush ka votuar kundër. Se ne jemi për reciprocitet nuk do mend dhe tani ne do ta zbatojmë atë. Para një muaji është miratuar propozimi që unë kam marrë për drejtorin e ri të doganave. Doganierët e rinj do të trajnohen që ta zbatojnë atë”, ka thënë ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

