Braziliani ka dështuar të gjejë formën dhe të jetë në planet e Ronald Koemanit pasi u rikthye nga huazimi prej Bayern Munich në edicionin 2019/20, transmeton lajmi.net.
Sipas Daily Express, Arsenal ka rikthyer interesimin për ish yllin e Liverpoolit, pasi dështuan të nënshkruajnë me të në verën e vitit 2020.
Sidoqoftë, lëvizja e Coutinhos do shihet si opsion vetëm nëse mesfushori Martin Odegaard rikthehet te Real Madrid.
Norvegjezi ka impresionuar me “Topçinjtë” dhe Arteta është duke provuar të bind klubin ta kompletojnë transferimin.
Odegaard gjithashtu shihet si opsion më i lirë për Artetan, me Real Madridin që e vlerëson rreth 30 milionë euro, derisa Coutinho do kushtojë 50 milionë euro që të largohet nga “Camp Nou”./Lajmi.net/