Arrijnë në Kosovë trupat e para shtesë të Britanisë në kuadër të KFOR-it

LAJME|VENDIMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|6 Tetor 2023
Arrijnë në Kosovë trupat e para shtesë të Britanisë në kuadër të KFOR-it

Ka mbërritur në Kosovë kontingjenti i parë prej dyqind ushtarësh britanikë në Kosovë, për të përforcuar kështu misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kjo pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Lajmi është bërë i ditur nga NATO, por edhe nga vet qeveria britanike.

https://www.gov.uk/government/news/uk-reinforcements-arrive-in-kosovo-for-nato-peacekeeping-mission

Në njoftimin e bërë nga NATO, thuhet se këto dislokime janë një hap i rëndësishëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Ky dislokim bazohet në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s për Evropë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut.

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika