LAJME

Arrihet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universitetit “Yıldız Teknik”

Arrihet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universitetit “Yıldız Teknik”
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Janar 2024, 11:53

Ndërmjet Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universitetit “Yıldız Teknik” është arritur marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Nga faqja zyrtare e Universitetit “Ukshin Hoti” bëhet e ditur se me anë të këtij memorandumi do të vazhdojnë mobilitetet e studentëve, të stafit akademik, atij administrativ dhe aplikimi në projekte të përbashkëta. Gjithashtu, eksperiencat e teknoparkut do t’i ofrohen në shërbimin e stafit akademik të universitetit.

Portokoli i bashkëpunimit është nënshkruar nga Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani dhe Prof. Dr. Mehmet Engin Deniz, Dekan i Fakultetit të Edukimit (me autorizim të rektorit të Universitetit “Yıldız Teknik”).

 

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe redaksi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika