LAJME

Arrestohet shqiptari me 400 kg drogë, ishte nisur me varkë drejt Italisë

Arrestohet shqiptari me 400 kg drogë, ishte nisur me varkë drejt Italisë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Maj 2021, 17:49

Një helikopter i Guardia di Finanza duke marrë pjesë në operacionin e “Frontex” mes Shqipërisë dhe Italisë, zbuloi një varkë 6 metra e gjatë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit.

Falë ekuipazhit vigjilent të helikopterit, dy anije “GdF” gjurmuan varkën e shpejtësisë përpara se të kishte shansin të arrinte në brigjet italiane.

Të fshehur në ndarje të veçanta, oficerët gjetën afro 400 kg marijuanë me vlerë 4 milionë euro.

Ata gjithashtu arrestuan një shtetas shqiptar të dyshuar për kontrabandë të drogës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika