Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 09:40, personin i cili dje goditi dhe lëndoi rëndë një këmbësore 20-vjeçare në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Policia njofton se fillimisht nga hetuesit është përcjellë automjeti i dyshuar, derisa ka arritë në një autoservis në Çagllavicë, ku më pas i dyshuari është arrestuar.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa i cili ishte i dëmtuar”, tha policia.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Pamje të veturës: