Ankuesi M.K.Serb P. A.(1939) , ka raportuar dje Policisë së Kosovës se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Kostadincë komuna Dardanë dhe i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë prej 3000 €.
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, njësitet hetuese, nga stacioni policor në Dardanë, menjëher kanë filluar hetimet në lidhje me këtë rast “vjedhje” .
Njesia e hetimeve sot me datë 10.06.2022 kanë arrit ta identifikojn të dyshuarin serb shtetas i Kosovës S. N. (1961) po nga i njejt fshat si i dyshuar për këtë rast.





