- Reklama -

Arrestohet reperi “Vinz”, tentoi ta vriste pronarin e një hoteli në Tiranë

Reperi i njohur shqiptar, Ervis Selita, i njohur me nofkën “Vinz”, është arrestuar së bashku me të dashurën e tij, pasi ka tentuar ta vrasë pronarin e një hoteli në Tiranë. Pronari nuk e la të hynte Selitën në hotel pa një kartë identiteti.

Ngjarja nisi kur 30-vjeçari fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte në hotel me të dashurën e tij pa i dhënë kartën e identitetit, por më pas sherri agravoi edhe më tej ku u përfshi edhe pronari i hotelit. Kjo ka bërë që Vinz të nxirrte armën dhe të tentonte ta vriste, por ka ndërhyrë policia.

- Reklama -

Vinz është një reper i njohur, me origjinë nga Bulqiza dhe jeton në Londër. Reperi është një emër jo pak i njohur, jo shumë për muzikën e tij, sesa për përfshirjen në bandën ‘Hellbanianz’ në Londër, që kontrollojnë tregun e kokainës atje. Gazeta britanike, Daily Mail, i ka kushtuar edhe një artikull kësaj bande, ku shkruante se përdorin muzikën si një ‘trampolinë’ për qëllimet e tyre kriminale, me këngë me tekste të dhunshme, ku ekspozonin edhe jetën e tyre luksoze.

Ervin Selita do të përballet me veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike” dhe e dashura e tij E. D., 30 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim edhe dy shokët e 30-vjeçarit Xhuliano Selita dhe Erjon Mici, të cilët i erdhën në ndihmë gjatë konfliktit dhe me pas fshehën armën me të cilën tentoi ta vriste pronarin e hotelit.

Reperi ka deklaruar në Polici se nuk ka qenë i vetëdijshëm për atë që ndodhi dje në një hotel në Tiranë, ku tentoi të vriste pronarin, pasi ka qenë i dehur. Ai ka deklaruar se ishte klient i rregullt i hotelit dhe se nuk e kuptonte se po i kërkonin kartë identiteti vajzës që shoqëronte atë.

“Shkoja shumë shpesh te hoteli dhe isha klient i zakonshëm. Ata më njohin mua, unë nuk e di pse i kanë kërkuar kartën e identitetit vajzës me të cilën isha. Nuk isha i vetëdijshëm se çfarë po ndodhte sepse isha nën efektin e alkoolit”, ka thënë ai.

Vinz së bashku me shokun e tij, Stealth, kanë këngë me miliona klikime në platformën YouTube. Ata nuk kanë rrjete sociale për shkak se konsiderohen si “persona të rrezikshëm”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dua Lipa flet shqip në një intervistë për revistën prestigjioze “Vogue”

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi...

Sonte nata finale e Festivalit të Këngës në RTK, 10 këngë synojnë trofeun

Në natën e dytë të Festivalit të Këngës juria...

Rrëfehet Kadare: Si e përjetova pandeminë dhe mendimin që kam për politikën aktuale në Shqipëri

Në 85-vjetorin, shkrimtari i njohur, Ismail Kadare ka rrëfyer...

Besa Kokëdhima performon në natën e dytë të “Eurovision 2024”

Shqipëria përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”. Performanca e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort