LAJME

Arrestohet pronari i një firme në Kosovë, dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive

Arrestohet pronari i një firme në Kosovë, dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Qershor 2021, 06:44

Pronari i një firme është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “Shmangie nga Tatimi” dhe “Dokumentet e rrejshme lidhur me Tatimin”, shkruan Front Online.

Këtë e ka konfirmuar Policia përmes një komunikate për medie.

Tutje, thuhet se i njëjti dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive.

Komunikata e plotë:

Në vazhdën e hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë kompetente, sot me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me ATK-në, ka arrestuar një person të dyshuar mashkull (viti i lindjes 1967), pronar i një firme.

I njëjti dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive.

Ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orëve për procedura të mëtejme./FrontOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika