Home LAJME Arrestohet prokurori Beqë Shala nën dyshimin për ryshfet

Arrestohet prokurori Beqë Shala nën dyshimin për ryshfet

0
Arrestohet prokurori Beqë Shala nën dyshimin për ryshfet

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Beqë Shala, është arrestuar në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).

Shala dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë zhvillimit të një hulumtimi nga “Betimi për Drejtësi” që posedon video-incizim të prokurorit Shala, duke pranuar ryshfet.

Arrestimin e prokurorit Shala e ka konfirmuar edhe PSRK-ja, ku theksohet se i njëjti u arrestua në vendin e punës.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. /BetimipërDrejtësi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here