LAJME

Arrestohet prizrenasi që shtiu me armë zjarri në një aheng

Arrestohet prizrenasi që shtiu me armë zjarri në një aheng
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2023, 20:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:30 ka arrestuar një person në Prizren pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar të mbajtur më 23 shkurt 2023.

Të dyshuarit i është sekuestruar një “AK-47” dhe një pistoletë “CZ”.

“Kundër të dyshuarve është filluar hetimi për veprën penale ;Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda të dyshuarit lirohen dhe rasti hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika