Policia në Prizren ka njoftuar se me datën 08.10.2023 rreth orës 14:00 ka pranuar informacion se në nj filial të një operatori të telefonisë mobile në Prizren një person i dyshuar nën kërcënimin dhe përdorimit të një mjeti të mprehtë (thikë) ka arritur që të grabis një shumë të të hollave. I dyshuari gjatë grabitjes viktimës femër kosovare, punëtore e filialit i ka shkaktuar lëndime trupore për të cilat viktima ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.
Njësiti i hetimeve rajonale Prizren rreth orës 16:00 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin B.L. (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar shqiptar). Gjatë intervistimit janë gjetur preva se i njëjti ka qenë i përfshire edhe në disa raste të tjera të veprave penale.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit policor për 48 orë, thuhet në njoftim.